Rusia NATO-s: Merreni me ne, por po ju hidhen njerëzit në erë

Kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dumës ruse, Alexei Pushkov, ka shkruar sot në Twitter:

“Derisa (shefi i NATO-s Jens) Stoltenberg është i zënë duke luftuar ‘kërcënimin imagjinar rus’ dhe duke vendosur trupa në Letoni, nën hundën e tij në Bruksel njerëzit po hidhen në ajër”.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duket se ka pasur një qasje të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund t’i përkrahni terroristët në një pjesë të globit dhe të mos prisni se ata do të shfaqen në pjesë tjera të globit”, ka thënë Zakharova, teksa sot në Bruksel kanë ndodhur tre shpërthime duke i lënë të vdekur së paku 23 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?