Rusia ndalon importimin e prodhimeve të Ukrainës

Pas kufizimeve të Ukrainës, kryreministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka lajmëruar se e njëjta masë  do të ndërmerret për  mallrat që vijnë nga Ukraina. Në kufizime përfshihen edhe prodhimet industriale dhe prodhimet bujqësore.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe i përkrahu separatistët në lindje të Ukrainës. Në luftimet në këtë pjesë të vendit janë vrarë mbi dhjetë mijë persona që nga prilli i vitit 2014.

Ukraina ka vendosur sanksione ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse si pjesë e masave të ndërmarra edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para disa ditësh, kryeministri rus njoftoi se është zgjeruar lista e sanksioneve ndaj 200 personave dhe kompanive ukrainase me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e kaluar, Rusia vendosi masa të veçanta ekonomike kundër 332 qytetarëve ukrainasë dhe 68 kompanive të këtij vendi. Në sanksione përfshihej edhe bllokimi i llogarive dhe ndalimi i transferimeve kapitale nga Rusia në vendet tjera, shkruan “Free Europe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?