FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia nis luftën? Lëvizja e Putinit me ushtrinë, ja çfarë bën (VIDEO)

Vladimir Putin ju ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë ushtarakë për të rritur “potencialin luftarak” të forcave tokësore ruse, kjo në një përpjekje për të rritur ushtrinë e tij në mes të rritjes së tensioneve me forcat e NATO-s.

Presidenti rus theksoi gjatë një takimi me zyrtarët në Moskë, se ishte kundër atyre që janë shprehur për të mbajtur forcat tokësore të pajisura mirë dhe të gatshme për luftë. “Detyra jonë është për t’i pajisur ata me armë më të mira, për t’i pajisur ata me teknologji moderne dhe të rrisim ndjeshëm potencialin luftarake”, tha Putin.

Udhëheqësi rus tha gjithashtu se “puna e sigurt, e qëndrueshme dhe e matur e të gjithë kompleksit ushtarako-industrial është e domosdoshme në arritjen e ambicieve ushtarake të vendit dhe se pajisja e cila ka dërguar trupat duhet të plotësojnë cilësinë dhe besueshmëri në kërkesat në mënyrë të plotë” .

Swiss Digital Desktop Reklama

Putin gjithashtu njoftoi një program të ri armësh shtetërore, planifikuar deri në vitin 2025, duke u zhvilluar te “vëllimi i armëve të reja në ushtri dhe marinës që duhet të arrijë të paktën 70 për qind deri në vitin 2020”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi rëndësinë e sistemeve autonome në rritjen e mbrojtjes së vendit. “Një tjetër drejtim i rëndësishëm dhe premtues janë sistemet autonome robotike. Ata janë në gjendje të ndryshojë rrënjësisht të gjithë sistemin e armëve të forcave me qëllim të përgjithshëm. Ne kemi nevojë për zhvillimet tona efektive në këtë fushë”.

Nisma për të forcuar forcat vjen pasi Polonia përshëndeti 3,000 trupat amerikan dhe tanke e tyre këtë muaj, në një përpjekje për të kundërshtuar agresionin rus në rajon.

Qeveria polake u shpreh se Donald Trump do të vazhdojë të mbështesë aleatët e NATO-s pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, pavarësisht se Trump i quajti atë “të vjetëruar”, gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe duke bërë thirrje SHBA-ve për të rindërtuar marrëdhëniet me Rusinë.

Nënsekretari i shtetit për mbrojtjen në Poloni, Tomasz Szatkowski, tha se një prani e rritur e NATO-s, ishte e nevojshme për Rusinë”, që vazhdimisht rrit buxhetin e mbrojtjes”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?