Rusia paralajmëron Turqinë: Po nisni Luftën e Tretë Botërore!
Duket se Turqia dhe Rusia janë afër një përplasje ushtarake në Siri.
Ministri turk Cavusoglu konfirmoi se Turqia dhe Arabia Saudite do të ndërhyjnë në Siri ushtarakisht.
“Vetëm 12 përqind e sulmeve ruse kanë goditur IS. Qartësisht Rusia nuk po lufton Is, por po mbron Assadin”, tha ministri turk.
Pas lajmit se aleanca turko-saudite do të ndërhyjë në Siri ka reaguar menjëherë kryeministri rus Medvedev.
“Turqia po nis Luftën e Tretë Botërore”, tha ai.
“Një operacion ushtarak tokësor do të thotë se Turqia po na tërheq të gjithëve drejt një Luftë të re Botërore”, tha Medvedev.
Rusia nisi ofensivën në Siri në fundin e shtatorit të shkuar dhe kërkoi një aleancë botërore kundër IS, por askush nuk u përgjigj.
Pas konfliktit në nëntor me Turqinë, Rusia kërcënoi Turqinë që të mos shkelë më në Siri, por duket se Turqia nuk po e merr parasysh kërcënimin rus dhe është e vendosur të ndërhyjë bashkë me aleatin saudit.
Aktualisht Rusia ka një aleancë me qeverinë siriane dhe Iranin, dhë ndërhyrja e Turqisë dhe Arabisë Saudite do të ndizte konfliktet e vjetra në Lindjen e Mesme.
TemA
KOHA JONË SONDAZH

