Rusia rrit sulmet, Zelensky kërkon më shumë mbështetje për mbrojtjen ajrore

Rusia i ka përqëndruar sumet në zemër të Kievit, ndaj presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se vendi i tij ka vetëm një të dhjetën e asaj që i nevojitet për të ndërtuar një sistem të suksesshëm të mbrojtjes ajrore, ndërsa ai u lut për më shumë mbështetje nga liderët evropianë.

Komentet e tij vijnë pasi aleatët e udhëhequr nga NATO të Ukrainës njoftuan dërgesat e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas një breshëri sulmesh raketore ruse.

Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë.

SHKARKO APP