Rusia shënon rekorde të reja në infektime, Trump i premton ndihmë Putinit

Autoritetet shëndetësore në Rusi raportuan 3,448 raste të reja me koronavirus të enjten. Një rritje kjo nga 3.388 një ditë më parë, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 27.938.

34 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit ndërsa totali i jetëve të humbura ka shkuar 232.

Rritja e numrit të rasteve të reja në Rusi është kthyer tashmë në një shqetësim pasi i vetmi vend në botë që raporton trend rritës më të lartë është SHBA.

Shifrat e fundit erdhën kur Kremlini tha se do të pranonte një “ofertë të mirë” nga Donald Trump për të dërguar respiratorë nga SHBA nëse Rusia mendonte se do të kishte nevojë për to.

Trump i tha Putinit në një telefonatë të kohëve të fundit se SHBA mund të përgjigjet kur të fillojë të prodhojë më shumë respiratorë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov para gazetarëve të enjten.

“Nëse është e nevojshme, sigurisht që Rusia do të përfitonte nga kjo ofertë e tillë,” tha Peskov.

SHKARKO APP