“Rusia superiore ndaj NATO-s, ja avantazhet e saj”

 

Rusia ka një sërë avantazhesh që e bëjnë atë më të fuqishme se NATO. Kjo është ideja e revistës së njohur Forbes që ka bërë një editorial duke krahasuar Rusinë me aleancën Euro-Atlantike. Në muajt e fundit në fakt është folur shumë për rikthimin e një luftë të ftohtë, duke parë tensionet e fundit mes Rusisë dhe disa vendeve të NATO-s. Shumë ekspertë mendojnë se përplasja mes këtyre superfuqive ushtarake është shumë afër.

Dhe për këtë janë bërë krahasime të shumta për të kuptuar se cila nga të dyja është më e avantazhuar ushtarakisht. Sipas editorialistit të Forbes, Loren Thompson, Rusia ëhstë më e fortë se NATO në disa aspekte. Në radhë të parë, NATO nuk ka modernizuar pajisjet ushtarake. “15 vite luftë në Azi e kanë përgatitur NATO-n për të luftuar milici të ndryshme, por jo për t’u përballur me një superfuqi si Rusia që ka mjete të blinduara dhe pajisje moderne ushtarake”, shkruan Thompson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rendit më pas disa pika ku Rusia është më e fortë se NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avantazhi gjeografik

Nga këndvështrimi i Thompson, Rusia ka një avantazh shumë të madh gjeografik në një konflikt të mundshëm. “Rusia është mësuar prej dekadash në luftërat në terren. Moska mund të përqendrojë shumë shpejt ushtrinë e saj në rast të një konflikti të mundshëm”, shkruan Thompson.

Mbrojtja ajrore

Thompson është i bindur se suporti ajror i NATO-s nuk është aq efikas sa i Rusisë e cila ka një fuqi të madhe ajrore.

Armët

Thompson thotë gjithashtu se armët ruse po bëhen gjithmonë e më të fuqishme. “Që prej momentit që ushtarakët rusë po profesionalizohen, Rusia ka nxjerrë armë konvencionale të modernizuara, ndërkohë që SHBA dhe aleatët investojnë pak në teknologjitë e reja”, shkruan Thompson. / TemA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?