Rusia synon të hapë një bazë detare në Libi
Sipas Bloomberg, është duke u finalizuar një marrëveshje mes presidentit Putin dhe gjeneralit Haftar. Tobruk do të bëhej selia e dytë e flotës ruse në Detin Mesdhe në portat e Evropës dhe Italisë.
Rusia mund të vendosë një këmbë të dytë në Detin Mesdhe. Bazës detare në Tartus, Siri, një tjetër mund t’i shtohet në Libinë lindore, në Tobruk, duke marrë një post të flotës ruse në portat jugore të Evropës dhe, në veçanti, në Itali. Një kërcënim që shqetëson shumë Shtetet e Bashkuara. “Mbajtja e Rusisë jashtë Mesdheut është një objektiv strategjik kyç: nëse Rusia arrin të ketë porte atje, kjo do t’i jepte asaj aftësinë për të spiunuar të gjithë Bashkimin Evropian”, komentoi ish-i dërguari i SHBA në Libi, Jonathan Winer.