Rusia tallet me shpullën që mori Macron nga gruaja: Ishte dora e Kremlinit

“Shpulla” në fytyrë e Brigitte Macron ndaj bashkëshortit të saj, Emmnuel, bëri këtë të hënë xhiron e rrjetit, aq edhe Rusia ka reaguar për incidentin brenda avionit presidencial francez, që ndodhi teksa kishin ateruar në Hanoi të Vietnamit. Për të ironizuar ngjarjen nga pala ruse u kujdes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila shkroi në Telegram se Macron mund të ishte goditur “nga dora e Kremlinit”.

“A vendosi zonja e parë ta gëzonte burrin e saj me një përkëdhelje të butë në faqe dhe a e llogariti gabim forcën e saj? A po i jepte një pecetë, por nuk ia doli? A donte t’i rregullonte jakën, por në fund arriti fytyrën e dashur?”, tha Zakharova.

“Ja një aludim: ndoshta ishte ‘dora e Kremlinit’?”, shtoi ajo. Videoja duket se tregon Macron duke e larguar fytyrën nga dora e gruas së tij, gjë që mund të interpretohet si pjesë e një debati midis të dyve. Shefi i Elysee mohoi çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij, duke thënë se: “Po bënim shaka siç bëjmë shpesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Macron video ishte keqinterpretuar. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe të gjithë duhet të qetësohen”, tha ai. Pamjet janë publikuar disa herë në televizionin shtetëror rus dhe kanë qarkulluar në internet në llogari armiqësore ndaj presidentit francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?