Rusia u vë prangat 39 biznesmenëve turq!
Tensionet mes Moskës dhe Ankarasë, pas rrëzimit të avionit janë zhvendosur në një tjetër fushë, teksa kanë arritur kulmin me arrestimin e 39 biznesmenëve turq.
Biznesmenët turq kanë qenë duke ndjekur një konference për agrikulturën në Rusinë Jugore në qytetin Krasodar, kur janë arrestuar me akuzën se nuk kanë qenë të pajisur me vizë. “Qytetarët turq duhet të jenë të pajisur me vizë që të hyjnë në territorin e federatës ruse për qëllime tregtare apo për të marrë pjesë në aktivitete biznesi” sqarojnë autoritetet ruse për emigracionin.
Biznesmenët e arrestuar, deklaruan se nuk ishin ne dijeni se duhet te pajiseshin me vize, pasi autoritetet në kufi u kishin thëne se mund të deklaroheshin si turistë.
Duket se Rusia dhe Turqia janë futur në një luftë të ftohtë mes tyre.
KOHA JONË SONDAZH

