Rusia vendos luftanije në Mesdhe, gati për luftë
Rusia ka vendosur luftanije në detin Mesdhe me qëllim për të ofruar siguri shtesë forcave të saj ajrore dhe për të shkatërruar çdo objektiv që mund të përbëjë rrezik për interesat e saj. Këto masa sigurie vinë menjëherë pas të shtënave të Turqisë, të cilat rrëzuan avionin luftarak rus ditën e martë.
Sergey Rudskoy, një zyrtar i lartë rus në Shtabin e Përgjithshëm, tha se komunikimi me ushtrinë turke nuk do të egzistojnë, raporton IB Times. Ai tregoi se janë disa masa për të garantuar sigurinë e bazës ajrore ruse, në përgjigje të rrezimit të avionit Su-24, ku theksohet fakti që çdo komunikim me ushtrinë turke do të ndërpritet.
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar tashmë se do të ndërrmarë “veprime serioze”, duke akuzuar Turqinë si bashkëpunëtore e terroristëve dhe këtë operacion ushtarak një thikë pas shpine.
Burimi: The Independent
Përgatiti: S.L/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

