Rusia vendos rregullat e lojës: Assad është gati për zgjedhje të reja
Loja që Moska po luan në Siri është kryesisht diplomatike dhe po tërbon perëndimorët.
Ditën e djeshme u fol për një afrim midis Rusisë dhe rebelëve sirianë të ndihmur nga Amerika.
Ndërsa mëngjesin e sotëm Rusia ndërroi sërish pozicion.
Putin nuk mund të lejojë një Siri të destabilizuar si Iraku i pasluftës ndaj ka ndërruar drejtim nnë marrëdhëniet me Assad.
Sot deputeti rus Aleksandër Yushchenko që gjendet në Damask ka deklaruar se Assad është i gatshëm për zgjedhje të reja presidenciale.
Por, gjithmonë nëse eleminohet rreziku ISIS.
Deputeti rus tha se Assad do të kandidojë vetëm nëse do të ketë përkrahjen e popullit sirian.
Ky vendim do të irritojë rebelët sirianë dhe Uashingtonin që i mbështet.