Rusia vepron menjëherë ndaj koronavirusit: Mbyll të gjithë kufijtë përkohësisht

Rusia ka marrë një masë të menjëhershme pasi numri i saj ka shkuar në 1 mijë e 264 të prekur dhe 4 viktima.

Në fillim Rusia si shumë vende të tjera i kontrolloi mirë rastet e para dhe madje mori edhe masën që qytetarët e huaj me koronavirus të dëboheshin.

Por duket se të infektuarit janë vetë rusë tashmë dhe Rusia është detyruar të marrë këtë vendim që hyn në fuqi nga dita e hënë.

Madje ditën e djeshme koronavirusi ju afrua shumë afër edhe Presidentit Vladimir Putin teksa një anëtar i administratës së tij rezulton pozitiv.

SHKARKO APP