Rutte dhe NATO: Pa Trump, disa hapa kyç për mbrojtjen e Evropës nuk do të ndodhnin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se pa presidentin amerikan Donald Trump, Europa nuk do të kishte ndërmarrë hapa kyç për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, gjatë një paneli mbi aftësinë e Europës për t’u mbrojtur, Rutte tha se presioni i Trump ka qenë vendimtar që disa vende europiane të rrisin shpenzimet ushtarake në nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Pa Donald Trump, kjo nuk do të kishte ndodhur. Asnjë shans,” u shpreh kreu i NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pranoi se qëndrimi i tij mund të mos jetë popullor, por theksoi se Europa duhet ta pranojë se është detyruar të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Sipas Rutte, SHBA vijon të ketë dhjetëra mijëra trupa në Europë, duke treguar angazhimin e fortë amerikan në mbrojtjen e kontinentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, duke qenë se SHBA po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt Azisë, është “logjike” që Europa të rrisë gradualisht kapacitetet e veta mbrojtëse.

“Pa Trump, Europa dhe Kanadaja nuk do të ishin rritur politikisht dhe ushtarakisht në botën pas Luftës së Ftohtë,” përfundoi Rutte, duke e cilësuar këtë ndryshim si thelbësor për të ardhmen e NATO-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?