Rutte për tensionet me Trump: Debatet nuk na dobësojnë, NATO ruan unitetin

Në konferencën për shtyp pas samitit, sekretari i përgjithshëm i NATO-ss, Mark Rutte u pyet për deklaratat e presidentit Trump dhe nëse NATO nuk mund të vijojë pa SHBA-të. Ai u përgjigj se ka gjithnjë debate, por pavarësisht tyre, NATO ruan unitetin.

”Njerëzit debatojnë në maksimumin e fuqisë dhe jo s’më shqetëson, sepse në fund këto debate e bëjnë Aleancën më të fortë. E di që Trump dhe SHBA janë të përkushtuar ndaj NATO-s, por është faktor irritues që europianët nuk po paguajnë. Trump është përpjekur t’i bindë që të paguajnë dhe të kemi rezultate. Edhe pse kemi kërcënimin rus, ky është një inkurajim i madh. E ndiej këtë unitet dhe kjo aleancë është më e bashkuar se kurrë sepse i lejojmë vetes të mos jemi dakord”, tha Rutte.

Lidhur me Iranin dhe kërcënimin e armëve bërthamore, nuk u përjashtua mundësia e ndërhyrjes së NATO-s. ”Është strategjia e NATO-s dhe aleatëve që të mos shtërë në dorë kapacitete bërthamore. S’do të thotë që NATO nuk do të përfshihet. NATO është gjithmonë e gatshme të luajë rol për paqen. Do të shohim cc’do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim”, tha Rutte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?