Rutte: Zelensky të rivendosë marrëdhëniet me Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të “rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump”. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një interviste për BBC.

“Ajo që i thashë presidentit Zelensky është: ‘Besoj, i dashur Volodymyr, se duhet të gjesh një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tua me Donald Trump dhe administratën amerikane'”, ka bërë të ditur Rutte gjatë intervistës për median britanike.

“Ne duhet të bashkohemi – Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Europa – për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?