Samaras: Greqia arriti të stabilizojë ekonominë e saj

Kryeministri nënvizoi: “Miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar shumë… Tani jemi dëshmitarë të fryteve të përpjekjeve të përbashkëta dhe investitorët ndërkombëtarë kanë hyrë faktikisht në tregun grek”. Kryeministri shtoi se “ekzistojnë shanse të shumëfishta në fushën e investimeve, dhe në gjithë sektorët bazikë të ekonomisë”.

Samaras tha se “kjo veprimtari e përvitshme ka gjithmonë rëndësi të madhe për promovimin e shanseve investuese në komunitetin e biznesit të SHBA dhe për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të fuqishme historike midis Greqisë dhe SHBA”.

SHKARKO APP