Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët

Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë mbledhur për një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë, boshtin e të cilit e përbën nevoja urgjente për diskutime lidhet kryesisht me të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Europë si dhe mbështetja për Ukrainën.

Samiti mbahet në sfondin e disa krizave ndërkombëtare. Fillimisht, ky takim ishte menduar si një përgatitje për samitin e aleancës në fillim të korrikut në Ankara, por lufta e Iranit dhe deklaratat për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane në Europë, kanë ndikuar në ndryshimin e rendit të ditës. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio e bëri të qartë që në mbërritje se vend i tij është i zhgënjyer, dhe se pret përfitime për SHBA-në, në të kundërt, anëtarësia vihet në pikëpyetje. Rubio fillimisht përcolli falënderime për palën suedeze për mikpritjen, pas kësaj i ashpërsoi tonet shumë shpejt.

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara do të jetë një nga samitet më të rëndësishme në historinë e aleancës. Atje do të marrë drejtim zhgënjimi i presidentit Trump me reagimin e NATO-s ndaj operacioneve amerikane në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është diçka do të zgjidhet sot. Është diçka për t’u diskutuar në nivel liderësh”, deklaroi Marco Rubio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët pohojnë se toni i Rubios lidhur me samitin e Ankarasë tingëllon pothuajse si një paralajmërim, ndërsa tema e “zhgënjimit” amerikan me NATO-n duket se do të dominojë diskursin transatlantik në javët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?