Samiti i Vietnamit, shtrëngim duarsh mes Donald Trump dhe Vladimir Putin








Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump janë përshëndetur dhe i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit në samitin ekonomik Azia-Paqësor, në Danang, të Vietnamit.
Të dy liderët kanë shkëmbyer pak fjalë. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse. Zëdhënësi i Kremlinit ka qartësuar se mes dy drejtuesve të shteteve nuk ka pasur asnjë diskutim zyrtar, deri në këtë moment.
Momenti i takimit mes Putin dhe Trump është fiksuar gjatë fotografisë zyrtare me kostumet tradicionale. Pas disa komentesh, Trump është ngritur dhe i ka vënë dorën në shpatulla presidentit rus, në momentin kur të gjithë po shpërndaheshin.
KOHA JONË SONDAZH


