Samiti indo-paqësor, Amerika, India, Australia e Japonia diskutojnë “rritjen” e Kinës

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Tokio për të zhvilluar samitin midis Amerikës, Australisë, Indisë dhe Japonisë. Ndërsa të gjitha këto vende kanë problematikat e tyre me Kinën, rritja e saj qendron në fokus qendror të takimit katërpalësh.

Është zhvilluar këtë të martë,në Japoni, samiti Indo-Paqësor ku merrnin pjesë Amerika, Australia, Japonia dhe India. Kryeministri i ri i Japonisë tha gjatë takimit se iniciativa e tyre për një rajon Indo-Paqësor të Lirë dhe të Hapur është më i rëndësishëm se kurrë përballë rritjes së Kinës dhe sfidave prej pandemisë së koronavirusit.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua me tre homologët e tij veç e veç, atë Indian, Australian dhe japonez, ndërsa ndau shqetësimet e tyre rreth rritjes së ndikimit të Kinës në rajon, ndërsa rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit.

Pompeo në bisedat e tij me homologen australiane Payne ndau shqetësime rreth “veprimtarisë malinje të Kinës në rajon”, sic e cilësoi ai, ndërsa ra dakord mbi rëndësinë për diskutimet e katërshes për “promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në Indo-Paqësor”, njofton Departamenti amerikan i Shtetit.

Përpara gazetarëve kryediplomati amerikan Pompeo u tha gazetarëve se të katër vendet shpresojnë të kenë disa “arritje të rëndësishme” në takim, por nuk dha hollësira.

Bisedimet vijnë pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe mes tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës mbi virusin, tregtinë, teknologjinë, Hong Kongun, Tajvanin dhe të drejtat e njeriut.

Bisedimet pasojnë një përplasje të kohëve të fundit midis Kinës dhe Indisë mbi kufirin e tyre të diskutueshëm Himalaje. Marrëdhëniet midis Australisë dhe Kinës janë përkeqësuar gjithashtu muajt e fundit. Ndërkohë, Japonia është e shqetësuar për pretendimet e Kinës për Ishujt Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

SHKARKO APP