FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sanders kundër Trump: Ja pse sulmi i Amerikës në Siri është një shfaqje horror

SHBA- Demokratët e SHBA-ve, përfshirë Bernie Sandersin dhe Tim Kaine e kanë akuzuar presidentin Donald Trump që ka mungesë autoriteti që ai ta shmangë Kongresin dhe t’i lansojë raketat në Siri. Trump urdhëroi lëshimin e 59 raketave në një cak ushtarak si përgjigjie ndaj përdorimit të armëve kimike në civilë nga lideri sirian Bashar Al-Assadi, dhe ky ishte sulmi i parë i drejtpërdrejt i SHBA-ve në këtë vend.

Demokratët dhe republikanët e kanë quajtur këtë veprim si “të gabuar” mëngjesin e së dielës, në një emision politik.
Mes tyre, Bernie Sanders e ka quajtur “shfaqje horror” sulmin dhe kaosin me raketa në Siri, shkruan The Independent.
“Kjo është një shfaqje horror”, tha senatori i Vermontit, Bernie Sanders.
“Po, ne duhet ta heqim qafe Assadin, por nuk mund ta bëjmë këtë njëanshëm. Unë nuk besoj që presidenti ka autoritet që të lëshojë raketa. Të arrijmë pak konsistencë nga ky president. Ta përfshijmë kongresin në këtë debat”, shtoi Sanders.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?