Sanksionet – Kina ndalon furnizimin me naftë e gaz të Koresë së Veriut

Kina ka vendosur të kufizojë furnizimin me naftë në Korenë e Veriut dhe do të ndalojë blerjen e tekstileve nga kombi i izoluar politikisht.

Në një deklaratë të Ministrisë kineze të Tregtisë thuhej se kufizimet për produktet e rafinuara të naftës do të fillojnë të zbatohen nga 1 tetor ndërkohë që kufizimet për gazin natyror do të zbatohen menjëherë. Sidoqoftë, një sasi e kufizuar, e lejuar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, sërish do të eksportohet në Korenë e Veriut.

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Penianit dhe një nga burimet e pakta të parasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalimi i tekstileve do të dëmtojë ndjeshëm të ardhurat koreano-veriore pasi pritet t’i kushtojë vendit mëse 700 milionë dollarë në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se edhe Banka Qendrore e Kinës i kërkoi bankave të tjera në vend të mos i shërbenin më klientëve të rinj koreano-veriorë dhe të mbyllnin veprimet me klientët ekzistues.

Kjo qasje më e ashpër e Kinës vjen si përgjigje për testin më të fundit nuklear të Koresë së Veriut, gjë nxiti Kombet e Bashkuara të miratonte një paketë të re sanksionesh ekonomike të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Kina dhe Rusia fillimisht refuzuan propozimin e Uashingtonit për të ndaluar tërësisht eksportet e naftës, por më vonë arritën akordin për të zbatuar masa të reduktuara kundër Koresë së Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?