Sarah Sanders nxirret jashtë nga restoranti sepse punon për Trump
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u nxorr jashtë nga restoranti të Premten mbrëma, vetëm sepse punon për presidentin Donald Trump.
Një bashkëpronare e ‘Red Hen’ në Lexington, Virginia, i kërkoi Sanders-it dhe familjes së saj të largoheshin nga restoranti, si një formë proteste kundër administratës Trump.
Sanders shkroi në twitter :”Veprimet e saj thanë shumë më tepër për të sesa për mua”.
Stephanie Wilkinson tha se ajo beson që Sanders punon për një administratë ‘jo njerëzore dhe jo etike.”
Ajo tha për Washington Post se i kërkoi zëdhënëses së Trump të largohej nga restoranti, pasi foli me stafin.
“Më thoni çfarë doni të bëj. Mund t’i kërkoj asaj të largohet”, shpjegon Wilkinson, “dhe ata më thanë ‘po'”.
Incidenti vjen ndodhi disa ditë pasi Sekretares Kirstjen Nielsen i fërshëllyen në një restorant meksikan në Washington DC.
Të dy rastet erdhën gjatë presionit gjithnjë në rritje ndaj qeverisë amerikane për politikat e saj të ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.
Një vendim nga administrata për të ndjekur penalisht çdo emigrant pa dokumenta që kalon kufirin, çoi në rreth 2,300 fëmijë që u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor dhe nxitën një valë globale të zemërimit.
Presidenti Trump ka ndaluar tashmë ndarjet e familjeve, por duket se është i vendosur të zbatojë ligjin për ‘tolerancë zero’ në lidhje me emigracionin.
KOHA JONË SONDAZH

