Sarkozy hetohet për trafik droge

 

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy dyshohet se është përfshirë në mesin e trafikantëve, që donin të kontrabandonin 680 kilogramë kokainë nga Republika Domenikane.

Pilotët francezë që janë kapur duke e kontrabanduar këtë sasi të madhe kokaine, kanë thënë se në mesin e tyre janë të përshirë edhe shumë zyrtarë shtetërorë.

“Journal du Dimanche” raporton se për Sarkozy-në është kërkuar nga gjykata që të kontrollohet se ku ka qenë gjatë periudhës mars 2013-mars 2014, kur dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rrethin kontrabandues.

SHKARKO APP