FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarkozy me ”dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut. Po konsumon vetëm…

Çfarë po konsumon ish-presidenti i Francës në burgun Sante në Paris? Dilema ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të Nicolas Sarkozy-t. Ai ka vendosur të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik, sipas medias franceze Le Point.

Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatën që i serviret në qeli. Sipas burimeve të cituara nga media, Sarkozy ka frikë se dikush i ka pështyrë ushqimin, nëse jo diçka më të keqe, pra helm.

Që nga dita e arrestimit të tij 2 javë më parë, Nicolas Sarkozy ka ngrënë vetëm kos. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky agjërim i veçantë që po mban ish-presidenti do të “ndikojë” te gjyqtari, i cili më 10 nëntor do të thirret për të vendosur për lirimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sarkozy po vuan një dënim me pesë vjet burg për financimin e supozuar të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga Libia. Dy oficerë policie të armatosur janë thirrur për ta mbrojtur atë brenda burgut në mënyrë 24-orëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?