Sekretari amerikan i mbrojtjes: Nuk ka vendim për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku

Në një kohë kur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit vijojnë përplasjet pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, vjen një reagim nga sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper. Ky i fundit ka mohuar faktin se forcat e Shteteve të Bashkuara do të tërhiqen nga Iraku.

Esper tha se nuk është marrë vendim për tërheqjen e rreth pesë mijë ushtarëve nga Iraku.
“Nuk është marrë vendim për t’u larguar nga Iraku. Nuk di çfarë është ajo letër. Po përpiqemi të kuptojmë se nga ka ardhur ajo, por nuk ka pasur vendim për largimin nga Iraku, pikë”, tha sekretari amerikan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar Irakun me sanksione të ashpra, nëse ky shtet do të dëbonte trupat amerikane.

SHKARKO APP