Sekretari amerikan i Thesarit: Aktiviteti ekonomik mund të fillojë në maj

Kompanitë amerikane, të detyruara të ndërpresin aktivitetin e tyre në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit, mund të rifillojnë në maj, tha sot sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Që nga momenti që presidenti, Donald Trump,do të jetë i qetë përsa i përket çeshtjes shëndetësore, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që kompanitë amerikane dhe punëtorët amerikanë të mund të jenë të rifillojnë punën dhe të kenë likuiditetin që u nevojitet për të drejtuar biznesin e tyre”, tha Mnuchin.

Donald Trump, i cili po kandidon për një mandat të dytë, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të rifilluar sa më shpejt aktivitetin ekonomik.
Shumë biznese, restorante, biznese të vogla u desh të ndalonin veprimtarinë e tyre pothuajse një muaj më parë, duke e zhytur vendin në një recesion serioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tre javë, 16,7 milionë njerëz kanë plotësuar kërkesën për përfitim papunësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?