Sekretari amerikan vizitë në Kabul, qeveria afgane kërkon praninë e SHBA-së, talebanët jo

Sekretari Austin mbërrin në Kabul pas një turneu në disa vende aziatike si në Japoni, Korenë e Jugut dhe Indi. Në një konferencë për shtyp, ai u tha gazetarëve se SHBA po kërkojnë “një fund të përgjegjshëm të konfliktit”.

“Është e qartë se niveli i dhunës mbetet mjaft i lartë në vend dhe ne do të dëshironim vërtet të shihnim që dhuna të binte, dhe pastaj mund të fillojë një punë diplomatike vërtet të frytshme “ tha Austin në Kabul.

Ndërsa administrata Trump kërkonte një tërheqje të shpejtë nga Afganistani, Austin tha të shtunën në Indi se ai ishte “i vetëdijshëm se ka spekulime” që Bideni është i gatshëm të lejojë më shumë se 3,000 trupa amerikane të qëndrojnë në Afganistan të paktën deri më 1 nëntor, si bisedime për ndarjen e pushtetit midis talebanëve dhe qeverisë afgane.

Situata është e ndërlikuar në Afganistan, sepse mediet amerikane shkruajnë se talibanët nuk kanë arritur të përmbushin shumë nga premtimet e tyre në marrëveshjen e shkurtit 2020. Ata kanë sulmuar ushtarakisht qeverinë afgane, ndërsa kanë dështuar të prishin lidhjet me grupe të jashtme terroriste si al Kaeda dhe Shteti Islamik.

Bisedimet e paqes me talibanët në Katar janë bllokuar dhe pjesë e tavolinës negociuese mund të bëhen edhe aktorë të tjerë politikë, si Kina, Rusia dhe Irani.

Ndërkohë, më herët, udhëheqësit talebanë e kanë paralajmëruar Uashingtonin se do të kishte pasoja nëse Bideni nuk respekton afatin e largimit të trupave më 1 maj.

SHKARKO APP