Sekretari Kerry do të shkojë në Moskë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, planifikon të vizitojë Moskën javën e ardhshme për të diskutuar mbi tërheqjen e trupave ruse nga Siria dhe arritjen e paqes në vendin e shkatërruar nga lufta. Kerry tha se do të bisedojë me Presidentin Putin dhe ministrin e Jashtëm, Lavrov për hapat që mund të ndërmerren për arritjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit 5-vjeçar.

“Pra, ky është një moment që nuk duhet humbur. Kemi mundësinë për të lëvizur drejt dhënies fund të luftës dhe gjakderdhjes”, tha ai.

Luftimet në Siri kanë rënë ndjeshëm pas armëpushimit të tre javëve më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Kerry paralajmëroi se paqja e qëndrueshme nuk do të jetë e mundur nëse Presidenti sirian Bashar al-Assad vazhdon të qëndrojë në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bisedimet e paqes në Gjenevë të udhëhequra nga OKB-ja, opozita siriane përshëndeti tërheqjen si një mundësi drejt dhënies fund të konfliktit dhe “diktaturës e krimeve të Assadit”.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, e quajti njoftimin e zotit Putin “një zhvillim të rëndësishëm” dhe tha se shpreson të sjellë një tranzicion politik paqësor.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?