Sekuestrohet drogë me vlerë 700 milionë USD

Policia australiane ka sekuestruar një sasi rekord metamfetamine, që në rrugë do të kapte vlerën e 700 milionë dollarëve amerikanë, si dhe ka arrestuar tre shtetas kinezë në lidhje me të, të cilët rrezikon burgim të përjetshëm.

Autoritetet australiane deklaruan se 720 litra metamfetaminë e lëngshme, e fshehur brenda qeseve me xhel që përdoret për gjoksin, ishte dërguar nga Hong Kongu.

Ministri i Drejtësisë, Michael Keenan deklaroi se bandat kriminale ishin përpjekur të përfitonin nga “tregu fitimprurës” australian i “akullit”, siç njihet ndryshe metamfetamina kur kthehet në formë të ngurtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keenan tha se, bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e Australisë. “3.6 milionë doza akulli janë hequr nga rrugët e vendit, ku do të arrinin vlerën e 700 milionë dollarëve”, saktësoi ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Droga në gjendje të lëngshme mund të kishte çuar në prodhimin e 500 kilogramëve metamfetaminë të kristaltë në cilësi të lartë”, deklaroi ndërkohë komandanti i Policisë Federale të Australisë, Chris Sheehan.

Zyrtari i lartë nënvizoi se PFA kishte punuar ngushtë me autoritetet kineze në kuadër të një task force të përbashkët, që synon goditjen e grupeve ndërkombëtare të trafikut të amfetaminës.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?