FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lende narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar. Operacioni është kryer në brigjet e Brindizit, ku Guardia di Finanza ndaloi mjetin lundrues, brenda të cilit u gjetën 186 pako me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, policia bëi një kontroll të detajuar të mjetit, pas deklaratave kontrakditore të shtetasit shqiptar. Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako, brenda të cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg do të kapte vleren e 4 milionë eurove. Gomonia 5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu shtetasi shqiptar, i cili do të perballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Sequestro droga - L'Ora di Brindisi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?