Selanik: Sekuestrohen 23 kg heroinë “kral”, mes të arrestuarve 4 shqiptarë

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane kanë goditur një rrjet të trafikut të heroinës Shqipëri-Greqi.

Mediat greke shkruajnë se janë sekuestruar 23 kg e 744 gram heroinë si dhe 414 gram kokaine gjatë operacionit të kontrollit të disa banesave në Selanik.

Ndërkohë në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe 3 shtetas grekë.  Droga do të shpërndahej në Athinë dhe Selanik

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet kanë zbuluar se organizata kishte një laborator droge dhe ishte përfshirë dhe në shpërndarjen e kokainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Heroina dyshohet se është importuar nga Shqipëria shkruan iefimerida.gr.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?