Selia e Shenjtë: Publikimi i homoseksualitetit të priftit polak, i papranueshëm

Vatikani e ka cilësuar “një gjest mjaft të rëndë” e të “papërgjegjshëm” publikimin e faktit të homoseksualitetit të një prifti polak dhe vendosi të pezullojë nga funksionet e Selisë së Shenjtë pas njoftimit në media të homoseksualitetit të tij, bëri të ditur një komunikatë e zëdhënësit të Vatikanit.

“Zgjedhja e publikimit të një deklarate kaq të bujshme një ditë para hapjes së Sinodës së Shenjtë është një gjest i rëndë dhe i papërgjegjshëm”, saktësoi At Federico Lombardi, pasi ky akt kërkon të nënshtrojë Asamblenë Sinodale të Ipeshkëve ndaj presionit të pajustifikuar mediatik.

“Natyrisht, Peshkopi Charamsa nuk mund të vijonte më të mbante funksionet e mëparshme pranë Kongretatës për Doktrinën e besimit, organizëm i varur nga Vatikani, përgjegjës për respektimin e dogmës katolike, shtoi kjo komunikatë.

Ky prif mbante titullin e Ipeshkvit për shkak të funksioneve të tij në Kongregatë për doktrinën e fes

SHKARKO APP