Serbët e Kosovës votojnë në Serbi

Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

E pas miratimit të kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovës, në Serbi u mor vendim që qytetarët serb të cilët jetojnë në Kosovë të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në Serbi do të votohet për ndryshime në Kushtetutën e këtij vendi lidhur me gjyqësorin. Siç raportojnë mediat serbe, tashmë janë hapur të gjitha vendovitmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?