Serbët: Haga na “vret”?! Shumë nga tanët po vdesin atje
Numri i serbëve që vdiqën në Tribunalin e Hagës po bëhet më i madh dhe i fundit në serinë e tyre është gjenerali i Armatës së Republikës së Serbisë, Zdravko Tolimir.
Kështu shkruajnë mediat serbe, ku sipas tyre, Tolimir, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte në Srebrenicë, ka vdekur pas një beteje me sëmundje të rëndë në qelinë e burgut të Tribunalit të Hagës. Duke mbrojtur idenë, se “u bë kështu edhe një serb i cili vdiq në Hagë!”.
Po sipas mediave serbe, që nga fillimi i procesit ndërkombëtar të Hagës për krimet e luftës së fundit në ish-Jugosllavi vdiqën disa të pandehur për krime nga Serbia dhe Republika Serbska.
“Mbrëmë në një qeli burgu, u gjend i vdekur ish-gjeneral VRS Zdravko Tolimir (67)”, shkruajnë mediat serbe.
Duke rikujtuar edhe faktin se në njësinë e paraburgimit të kësaj gjykate kishte vdekur edhe ish-presidenti jugosllav, Slobodan Millosheviç, si dhe ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës së serbe, gjeneral major Mile Mrksiç (i cili vdiq në fakt duke shërbyer dënimin e tij në Portugali).
“I dënuari i Hagës Milan Babiç, një ish-zyrtar i Republikës së Krajinës Serbe, kreu vetëvrasje në vitin 2006. në njësinë e paraburgimit të gjykatës në Sheveningen. Kohët e fundit në Hagë vdiq eksperti i mjekësisë ligjore Dushan Dunjiç (65), i cili ka punuar në mbrojtjen e Ratko Mlladiç”, shkruajnë gjithashtu mediat serbe.
KOHA JONË SONDAZH

