Serbët i besojnë më shumë Putinit se Vuçiçit

 

Serbët i besojnë më shumë presidentit rus, Vladimir Putin, sesa çdo lideri tjetër, përfshi edhe të vetëve, dhe më me dëshirë do të lidheshin politikisht e ekonomikisht me Rusinë sesa me Bashkimin Evropian, ka bërë me dije një sondazh i ri.

Kështu, sondazhi me mbi 1.100 të rinj serbë është kryer nga revista “New Serbian Political Thought”, [NSPM] ndërsa janë pyetur se cilit lider i besojnë më së shumti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka dal të jetë politikani më i besueshëm serb me 34.6 të votave, raporton Koha.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, presidenti rus Putin ka gëzuar besimin më të madh të respodentëve, të cilët janë pyetur edhe për liderin e huaj më të besueshëm. Sipas sondazhit, Presidentit Putin i besojnë 36.1 për qind e serbëve, shumë përpara kancelaren gjermane Angela Merkel, që doli të ishte lideri i dytë më i besueshëm i huaj me 7.3 për qind. Kryeministri grek, Alexis Tsipras, doli i treti me 1.6 për qind ndërsa presidentit amerikan, Barack Obama, i besojnë vetëm 0.5 për qind e serbëve.

Gazeta serbe “Blic” ka folur me sociologun Neven Cveticanin për të sqaruar rezultatet. Ai ka përshkruar presidentin Putin si “Clint Eastwoodi politik”, që është ‘cool’, i përmbajtur dhe i vendosur. Në rast të zgjedhjes mes BE-së dhe Rusinë, respodentët sërish përkrahën idenë e unionit politik dhe ekonomik me Rusinë; 35.7 do të zgjidhnin Rusinë dhe vetëm 21.1 për qind BE-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?