Serbët protestojnë në veri: Duam të kthehemi në punë

Afro 300 qytetarë serbë protestuan këtë të hënë para një objekti që ishte përdorur nga disa institucione paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2 shtator, kundër pamundësisë për t’u kthyer vendet e punës.

Protesta e punonjësve të administratës në komunën paralele, u zhvillua pak ditë pasi autoritetet në Kosovë mbyllën pesë institucione paralele në veri, përfshire edhe atë të Mitrovicës, me pretendimin se po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Një numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, u pa para objektit të rrethuar me shirita. E megjithatë manifestimi u zhvillua qetësisht dhe u mbyll pa incidente.

“Sot kanë ardhur punëtorët të cilët kanë punuar në strukturat paralele për t’u paraqitur në punë. Në mesin e tyre ka pas edhe qytetarë të cilët janë bashkëngjite, kanë qenë diku 70-80 persona. Protesta ka qenë, në fakt kanë tentuar të hynë brenda për të punuar, ne i kemi treguar që kjo ndërtesë është duke u hetuar nga prokurori në Mitrovicë dhe si i tillë është i blinduar dhe as ne si polici nuk mund të hymë brenda. Kjo është sqaruar nga kolegët tonë që kanë qenë këtu, masat janë marrë të sigurisë që në rast se ka nevojë për ndërhyrje ta bëjmë një gjë të tillë, por nuk ka pas nevojë, çdo gjë ka kaluar qetë”, tha Elshani.

SHKARKO APP