Serbia dekoron 30 liderët afrikanë që s’e kanë njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka dekoruar liderin e Sudanit, Omar al-Bashir të akuzuar për krime lufte dhe i arratisur nga Tribunali për shkak se udhëheq shtetin që nuk e ka njohur Kosovën.
Kështu ka deklaruar për gazetën “Danas” të Beogradit, këshilltari për Politikë të Jashtme i Nikoliçit, Ivan Mërkiç.
Por ai ka shtuar se krahas Sudanit, po për arsyen e mosnjohjes së Kosovës, janë dekoruar edhe 30 shtete të tjera afrikane.
Ai ka shtuar se është dekoruar edhe kryetari i Komisionin të Unionit Afrikan, Erastus Mvença si dhe kryetari i Afrikës Jugore, Jacob Zuma.
“BE ka kontaktuar lidhur me këtë çështje dhe ne kemi dhënë sqarime”, ka thënë Mërkiç.
Në pyetjen e gazetës nëse Nikoliçi, para dekorimit ë kryetari të Sudanit ka pasur njohuri se Omar al-Bashir është i akuzuari për gjenocidi e krime lufte dhe arratisur nga drejtësia e Hagës, Mërkiç ka thënë se “ky dekorim nuk ka pasur si të anashkalohet”.
Omar al Bashar akuzohet për vrasjen e më shumë 300 mijë personave dhe zhvendosjen e mbi dy milionë njerëzve gjatë krizës në Darfur në periudhën 2003-2008.
Nikoliç ka dekoruar gjithashtu edhe kryetarët e Algjerisë, Angolës, Botsuanës, Guinesë Ekuatoriale, Eritresë, Etiopisë, Zambisë, Republikës së Kepit të Gjelbër, Zimbabvesë, Afrikës Jugore, Sudanit Jugor, Kamerunit, Kenisë, Kongos, Republikës Demokratike të Kongos, Madagaskarit, Malit, mbretit të Marokut, kryetarët e Mauriciusit, Mozambikut, Namibisë, Nigerisë, Ruandës, Sao Toma e Principe, Sejshelit, Tunizisë, Ugandës si dhe të Republikës së Afrikës Qendrore.
KOHA JONË SONDAZH

