Serbia e kishte paralajmëruar Maqedoninë për atë që i ndodhi

Një titull në kreun e gazetës serbe “Blic” tregon se sa i ngushtë është bashkëpunimi mes policisë serbe dhe asaj maqedonase, saqë serbët kanë pasur informacione të vazhdueshme lidhur me ngjarjet në Maqedoni.

“I kemi paralajmëruar maqedonasit se çka po u përgatitet”, shkruhet në titullin kryesor të numrit të fundit të kësaj gazete, ku mes tjerash thuhet se Maqedonia i ka injoruar këto paralajmërime.

Mediat e pavarura dhe opozita shqiptare kanë paralajmëruar që prej kohësh se qeveria VMRO-BDI është duke miratuar marrëveshje me Serbinë, të cilat policisë serbe do t’i mundësojnë të ketë të dhëna edhe për numrin e këpucëve që mbajnë qytetarët e Maqedonisë.

SHKARKO APP