FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia “flirton” me NATO-n

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë një takim të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës në Bruksel. Kur ata shtrënguan duart me njëri-tjetrin vitin e kaluar, Vuçiç asokohe Kryeministër, u bë shefi i parë i një Ekzekutivi serb që takohej me një drejtues të organizatës.

Lajmin e fundit e konfirmoi vetë zyra e tij për “Tanjug”. Nuk do të ngrihen “çështje djegëse” gjatë këtij takimi, thonë burime diplomatike në Bruksel të cituara nga agjencia në fjalë; përballja sipas tyre do të jetë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të nivelit të lartë.

Vuçiç dhe Stoltenberg pritet të fokusohen te sfidat e mëtejshme të përbashkëta dhe potencialet e bashkëpunimit NATO-Serbi. Së bashku me ambasadorët e 29 vendeve anëtare të alenacës ushtarake, të dy ata do të flasin mbi situatën në rajon, reformat e brendshme në Serbi dhe marrëdhëniet e Beogradit me Moskën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga partneret e saj europiane, Serbia nuk e aspiron anëtarësimin në NATO, edhe pse vendi e ka thelluar dialogun politik me aleancën e atlantikut verior mbi çështjet e interesit të përbashkët. Ndjenjat kundër NATO-s në Serbi të përshkruara dikur edhe si rezistencë e mirëfilltë, u ushqyen nga bombardimet e luftës së Kosovës dhe mbështetja që iu dha më pas asaj për pavarësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?