Serbia fsheh mbi 3000 të dyshuar për krime lufte
Në Serbi jetojnë tre mijë të dyshimtë që kanë bërë krime të rënda lufte në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, transmeton Koha.net.
Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare (FDH) Sandra Orloviq, ka deklaruar se sipas numrit të aktakuzave në pesë vjetët e fundit, Serbia është bërë oazë e mos dënimit për krime lufte.
Ajo, në intervistën për gazetën e Beogradit ”Danas” ka thënë se sipas vlerësimit të saj, në Serbi jetojnë të paktën 3.000 persona të dyshimtë për kryerje krimesh të rënda në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, transmeton Koha.net.
KOHA JONË SONDAZH

