Serbia pret si hero kriminelin e luftës në Kosovë
Gjenerali serb Vladimir Lazareviç, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë është liruar dje pasi ka kaluar 10 vjet në burg, por në Serbi ai është kthyer si të ishte hero kombëtar e jo kriminel lufte.
Lazareviç, i cili u lirua nga burgu pasi vuajti dy të tretat e dënimit, është transferuar nga Haga për në Serbi me aeroplan qeveritar dhe i shoqëruar nga përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviç dhe ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç.
Po ashtu, kriminelin e dënuar Lazareviç në aeroportin e Nishit e kanë pritur edhe ministri i Punës, Aleksandar Vulin; prefekti i Nishit, Zoran Perishiç; si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije.
Në mesin e të tubuarve në aeroport ishte edhe shefi i Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, edhe vetë i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë, i cili në kohën e luftës, më 1999-ën.
KOHA JONË SONDAZH

