Serbia siguron nga BE 93 milionë euro për luftimin e pasojave të koronavirusit

Komisioni Evropian do të ndihmojë me 93 milionë euro Serbinë për të luftuar pandeminë e COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi. Ky i fundit përmes një postimi në Twitter tha se gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë të ditur edhe ndihmën e BE-së.

“Bisedova sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në luftën kundër koronavirusit dhe do të ndihmojë Serbinë me mbi 93 milionë euro për nevoja të menjëhershme dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike të pandemisë” ka shkruar Komisioneri për Zgjerim i BE-së.

Ndihmat për Serbinë do të ndahen në dy faza, 15 milionë euro përkrahje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë dhe 78.4 milionë euro përkrahje për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?