Serbia teston 9 persona për Koronavirus, del rezultati

Instituti Torlak në Sërbi ka testuar gjithsej 45 persona deri më tani pwr koronavirus.

Ende nuk ka raste të infektuarve me COVID-19 në Serbi, pasi janë kontrolluar edhe 9 persona të tjerë sot në orën 8 të mëngjesit.

Rezultatet, fatmirësisht dolën të gjitha negative.

Deri më tani, 2 mars, në laboratorin kombëtar të referencës së Institutit Torlak, janë testuar 45 persona që shfaqën simptoma të dyshimta por fatmirësisht asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv duke e lënë në zero numrin e të prekurve në vend.

Njoftimi është bërë nga Ministria Serbe e Shëndetësisë.

SHKARKO APP