Serbia: Thaçi dhe Bushati, sulmuan Daçiçin
Në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm të Evropës, Juglindore në Berlin, mediat serbe raportojnë se pati një indicet në mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu, “Tanjug” shkruan se Thaçi shkëmbeu replika me Daçicin për shkak të vendimit nga UNESCO për mosanëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Hashim Thaçi, së bashku me Dimitri Bushati sulmuan Serbinë për sjellje dhe fushatë agresive. E më pas ka reaguar edhe ministri Daçic”, shkruajnë gazetat beogradase.
“Ju donit të anëtarësoheni në UNESCO, por ju nuk mund të bëni atë me forcë”, citohet të ketë thënë Daçiç.
Diplomati serb tha gjithashtu se ka reaguar pasi që beson se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, sepse pezullimi i tij nuk është një opsion.
KOHA JONË SONDAZH

