Serbia: Tsipras po na tradhton, sepse do njohë Kosovën

Mediat serbe janë zemëruar me deklaratën e Ministrisë Greke të Punëve të Jashtme, e cila i bën ftesë Hashim Thaçit për të vizituar shtetin helen.

“Ministri Kocijas e ka ftuar kolegun e tij Hashim Thaçi për vizitë në Athinë dhe ka shprehur përkrahjen e Greqisë për përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe për të mirën e stabilitetit të rajonit”, citojnë ato.

Dhe konkretisht, sipas "Blic"-it, kjo deklaratë e vërteton tezën se Athina po e përgatit terrenin për njohjen formale të Kosovës.

Analisti politik Dragomir Angjellkoviç ka thënë se Tsipras është “politikan labil kur është pyetje çdo gjë tjetër, përveç interesit të tij personal”.

SHKARKO APP