Serbia zbulon identitetin e shqiptarit që kë@cënoi ambasadat serbe në Europë: Ndodhet në Kosovë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç pretendon se ambasada të Beogradit në dy kryeqytete kryesore të Europës kanë marrë kërcënime në 24 orët e fundit. Kurse ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç ka zbuluar se ambasadat e kërcënuara janë ato të Serbisë në Gjermani dhe Austri.

Ai po ashtu nënvizon se mesazhet kërcënues janë dërguar përmes e-mailit në këto dy konsullata, por edhe në aeroportin e “Nikola Tesla” dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Sipas Daçiç, personi që ka kërcënuar është shqiptari i Kosovës, i identifikuar si Denis Krasniqi, i cili jeton në Zvicër. Daçiç sqaron më tej se 26-vjeçari ndodhet aktualisht në Kosovë dhe për të është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici. Ndërkohë, Gjuriç akuzoi se kërcënimet për ambasadat vijnë nga qarqe ekstreme separatiste të një pjese të diasporës së Kosovës.

SHKARKO APP