Sërish aksident ajror në SHBA! Rrëzohet mbi makinat në rrugë aeroplani në Pensilvani

Një aeroplan me një motor është rrëzuar në Pensilvani, duke shënuar kështu një tjetër aksident ajror në SHBA.

Në bord ndodheshin pesë persona, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Aeroplani shpërtheu në flakë në parkingun e një komuniteti pensionistësh pranë një aeroporti të vogël në periferi të Pensilvanisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në jug të aeroportit Lancaster në Manheim Township. Gjendja e të plagosurve nuk dihet ende.

Një zjarrfikës nga aeroporti mbërriti brenda pak minutash për të ndërhyrë në vendin e e ngjarjes.

Shefi i zjarrfikësve të Manheim Township Scott Little tha në një konferencë shtypi se askush në tokë nuk u lëndua, por pesë automjete u dëmtuan.

Avioni sapo ishte nisur nga aeroporti Lancaster kur u rrëzua në komunitetin e pensionistëve të fshatit Brothren.

SHKARKO APP