Sërish atentat ndaj Donald Trump? 49-vjeçari i arrestuar mbante me vete dy armë dhe pasaporta false
Një burrë i cili mbante një pushkë gjahu dhe një pistoletë të mbushur u arrestua në një kryqëzim pranë tubimit të Donald Trump në Coachella, Kaliforni, të shtunën, deklaroi policia.
49-vjeçari Vem Miller po drejtonte një fuoristradë të zezë, kur u ndalua në postbllokun e sigurisë, të cilët gjetën dy armët e zjarrit dhe një karikator.
“Miller u arrestua pa incidente”, tha zyra e Sherifit të Qarkut Riverside. Shërbimi Sekret i SHBA deklaroi se Trump nuk ishte në rrezik.
Sherifi i Qarkut Riverside, Chad Bianco tha se ishte e pamundur të spekulohej se çfarë kishte në mendjen e të dyshuarit, duke shtuar se “besonte vërtet se oficerët e tij kishin parandaluar një atentat të tretë”.
Ai shtoi se mund të jetë e pamundur të vërtetohet se ky ishte qëllimi i njeriut.
Një zyrtar federal i zbatimit të ligjit u shpreh se për CBS News se nuk kishte asnjë indikacion për një atentat ndaj Trump.
Incidenti, i cili ndodhi në orën lokale 16:59, një orë përpara se Trump të ishte planifikuar të dilte në podium.
Indicenti vjen pas dy tentatiave për vrasje ndaj ish-Presidentit të Amerikës.
Miller u lirua me kusht prej 5.000 dollarësh dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë federale.