Sërish shpërthim i fuqishëm në Turqi, dy të plagosur
Bota E Martë, 20 Prill 2021 11:46
Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua paraditen e sotme në qendër të Stambollit në afërsi të sheshit të famshëm “Taksim”, raporton agjencia turke e lajmeve “Doğan”.
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi. Sipas të njëjtave burime, shpërthimi u regjistrua afër qendrës tregtare “Demiroren Mall”.
Rruga kryesore është mbyllur për kalimtarët, ndërsa oficerët e policisë dhe ambulancat janë vendosur në zonë.
KOHA JONË SONDAZH

